Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Viktoria Plzen – Ballkani
Kampioni kosovar ka qenë një skuadër shumë mirë e organizuar në fushë, duke mos i lënë shumë mundësi skuadrës çeke që të depërtoi në zonë.
Ballkani disa herë doli përpara me Berishën, Hamidin dhe Gripshin por që nuk rrezikuan seriozisht portën kundërshtare pasi që Plzen ishin të kujdesshëm edhe në mbrojtje.
Rasti më i mirë në këtë ndeshje ishte në minutën 29-të kur Hranac bëri një goditje nga larg por Enea Koliçi bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin vendasve.
Berisha pati një rast të mirë në minutën e 40-të, por në momentet e fundit mbrojtja çeke reagoi dhe evitoi rrezikun. /GazetaExpress/