Ballkani – Drita, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri - Gazeta Express
string(96) "ballkani-drita-te-ardhurat-nga-shitja-e-biletave-shkojne-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-shqiperi"

Gazeta Express

28/11/2019 15:35

Ballkani – Drita, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Gazeta Express

28/11/2019 15:35

Ballkani e ka bërë një veprim mjaft human sot, shkruan Gazeta Express.

Ekipi therandas ka vendosur që të gjitha paratë nga shitja e biletave të shkojnë prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë së fundmi.

Ekipi Portokalli kaloi tutje në Digitalb Kupën e Kosovës pasi e eliminoi Dritën, të cilën e mposhti me penallti pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Dhe, gjesti solidar që e bëri Ballkani kishte peshë më të madhe sesa vetë fitorja e therandasve në këtë ndeshje.

Edhe klubet tjera kosovare pritet ta ndjekin rrugën e Ballkanit në ndeshjet e fundjavës në IPKO Superligë, duke i ndarë mjetet e fituara nga shitja e biletave për durrsakët e goditur nga tërmeti në Shqipëri ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe kishte shumë të lënduar dhe shumë vendbanime të rrënuara. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement