Balliu: Rama përshkallëzon luftën kundër Kosovës - Gazeta Express
string(47) "balliu-rama-pershkallezon-luften-kunder-kosoves"

Shqiperi

Gazeta Express

14/06/2023 12:28

Balliu: Rama përshkallëzon luftën kundër Kosovës

Shqiperi

Gazeta Express

14/06/2023 12:28

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka dënuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama kundrejt Kosovës, duke u ndalur te lëvizja e fundit që ishte anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Sipas Balliut, kryeministri e ka nisur qëndrimin ndaj Kosovës me frymën e një përçarjeje kombëtare.

“Rama e ka nisur qëndrimin ndaj Kosovës me frymën e një përçarje Kombëtare. Por zotrijntë e tij nuk ngopen me kaq. Ai shkoj tek formulim që Vuçiçin e kam mik dhe më pas anatemoj udhëheqës të Kosovës.

Tani ai është përshkallzuar në formulime armiqsore ndaj Kosovës. Duke anulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Ai ka shpres se do ti ngop me këte orekset e urdhëruara mbi të por ai do të shkoj më tutje në rrugën e formulimit që Serbia nuk është rrezik për Kosove që Kosova nuk është shtet i pavarur. Do të jet i pandalshëm zelli Enverist i Ramës mbi Kosovën“, shkruan Balliu.

/Gazeta Express