“Ballisti” thotë se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe - Gazeta Express
string(70) "ballisti-thote-se-mbante-arme-pasi-ndihej-i-kercenuar-nga-qarqet-serbe"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 12:16

“Ballisti” thotë se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 12:16

Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina, më mirë i njohur si “Ballisti”, u arrestua dje nga policia shqiptarë në Kukës.

Lexo Edhe:

Ndaj “Ballistit” kishte urdhër arresti pasi ishte i dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

E mediat shqiptare raportojnë se pas disa orësh, tifozi që u bë i njohur për lëshimin e dronit të famshëm në Beograd, u dërgua në Durrës, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediave shqiptare, në dëshminë e tij pas arrestimit, “Ballisti” ka thënë se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe.

Serbia e kishte kërkuar ekstradimin e Ballistit për ta gjykuar në Beograd, pas kaosit që u shkaktua si rezultat i dronit të lëshuar në stadium në ndeshjen e famshme dhe të paharrueshme, Serbi – Shqipëri, e cila ishte ndërprerë. /Gazeta Express/