Ballina e Gazetës Express i bëhet dhuratë Milo Gjukanoviqit - Gazeta Express
string(59) "ballina-e-gazetes-express-i-behet-dhurate-milo-gjukanoviqit"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2022 16:44

Ballina e Gazetës Express i bëhet dhuratë Milo Gjukanoviqit

Lajme

Gazeta Express

19/05/2022 16:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë zyrtare. 

Krasniqi njoftoi se temë bisede në takimin mes tyre ishin zhvillimet politike të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe ato të rajonit. 

Lexo Edhe:

“Pata kënaqësinë që sot të zhvilloj një takim miqësor e të frytshëm me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Gjatë këtij takimi folëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, duke shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik”.

Kreu i PDK-së tha se partia e tij do të jetë gjithëmonë falënderuese për kontributin që Gjukanoviq ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.

“Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik”.

Në këtë takim, Gjukanoviqit iu bë dhuratë ballina e Gazetës Express një ditë pasi Mali i Zi njohu pavarësinë e Kosovës, më 10 tetor 2008. “Hvala lijepo Crna Gora” ishte titulli i ballinës së asaj dite që e falënderonte shtetin fqinj në gjuhën e tij.