Balla takohet me Grenellin, e falënderon për mbështetjen ndaj krerëve të UÇK-së - Gazeta Express
string(78) "balla-takohet-me-grenellin-e-falenderon-per-mbeshtetjen-ndaj-krereve-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 14:16

Balla takohet me Grenellin, e falënderon për mbështetjen ndaj krerëve të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 14:16

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë.

Gjatë qëndrimit atje, Balla është takuan me Richard Grenellin, të dërguarin special të presidentit Donald Trump.

Sipas Ballës u diskutua mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA.

Postimi i plotë:

Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenellin, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për misionet speciale të SHBA-së.

Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ftesa për kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të dërguarit special Grenell për  mbështetjen mbi pafajësinë e presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement