Pasi prezantoi rezolutën, ai theksoi se deputetët e opozitës duhet të mbështesnin qëndrimin kundër Iranit duke qëndruar në krah të Shqipërisë dhe aleatëve si SHBA, Franca e Gjermania që kanë vepruar njësoj, por sipas tij, nuk dolën dot nga interesi i tyre i vogël për një protestë që ai e cilësoi si pa krye.
“Shpreh keqardhje për mungesën e tre grupeve parlamentare të opozitës, të cilët nuk ditën që në moment solmen, të një qëndrimi të domosdoshëm të urgjent të Shqipërisë përkrah SHBA, vendeve anëtare të BE si përmenda Gjermaninë e Francës apo Mbretëria e Bashkuar, nuk dolën sot me interesin e vogël të javës të njoftuar për një tjetër protestë pa krye të vinin në seancën e kuvendit dhe ta mbështesnin këtë qëndrim që është i domosdoshëm, urgjent dhe i nevojshëm sa i përket edhe kontekstit të ri pas zhvillimeve pas sulmit kibernetik kundër kuvendit sa i përket interesit brenda nesh por edhe zhvillimet për kanalin e Hormuzit apo zhvillime të tjera të bëra publike, duhet ta shohim si deklaratë të qartë të vlerave dhe përgjegjësisë tonë si demokraci, si aleat i NATO-s dhe vend që brenda 2030 do të jenë anëtar i BE.”, tha ai.