string(89) "balje-tregon-pse-nuk-e-mbeshtet-partine-e-kurtit-nuk-e-kam-gjetur-veten-ne-ekipin-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:01

Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Kurtit: Nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:01

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur për arsyet pse nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një prononcim për Klan Kosova, ajo tha se mungesa e bashkëpunimit dhe e produktivitetit gjatë dy qeverive të udhëhequra nga VV-ja ka ndikuar në vendimin e saj për të mos përkrahur këtë parti politike

“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”,  deklaroi Balje.

aaaaa