Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve po rritet presioni dhe fyerjet, por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër – atë të falënderimeve dhe ndjenjës pozitive.
“Qytetarët ndjekin vetëm rrugën e demokracisë, e cila përmes argumenteve të punës shfaq rezultate konkrete. Prandaj ndjej nevojën t’ju falënderoj secilin prej jush, pa dallim, për angazhimin më të madh”, ka deklaruar ai.
Muharremaj u shpreh i bindur se energjia dhe vullneti i qytetarëve do ta çojnë AAK-në drejt fitores.
“Ju po besoni se fitorja është afër, prandaj e keni energjinë dhe vullnetin që ta transmetoni tek të tjerët këtë fuqi të bashkimit. E nesërmja na pret me shumë punë dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkë do ta realizojmë fitoren”, theksoi ai.