Baletit Kombëtar të Kosovës i shtohen edhe katër balerinë - Gazeta Express
string(57) "baletit-kombetar-te-kosoves-i-shtohen-edhe-kater-balerine"

Arte

Gazeta Express

10/03/2025 14:36

Baletit Kombëtar të Kosovës i shtohen edhe katër balerinë

Arte

Gazeta Express

10/03/2025 14:36

Baleti Kombëtar i Kosovës ka bërë me dije se trupës së tyre i janë shtuar edhe katër balerinë të rinj, si pjesë e përhershme e stafit.

Njoftimi i plotë:

Ditët e fundit, trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës është pasuruar me katër balerinë të rinj, të cilët tashmë janë pjesë e përhershme e institucionit tonë. Isa Gjocaj, Blerta Fanaj, Rigon Krasniqi dhe Erza Limani kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës, duke u bërë pjesë e ansamblit tonë profesional.

Edhe pse këta balerinë kanë qenë të angazhuar prej kohësh si pjesë e jashtme e trupës sonë, është tejet e rëndësishme që tani kanë marrë statusin e të punësuarve në BKK-së.

Baleti Kombëtar i Kosovës ju uron suksese dhe mbarësi në karrierën e tyre artistike, me shpresën që angazhimi dhe puna e tyre do të sjellin vlera të reja për publikun dhe artin skenik në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement