Baleti Kombëtar i Kosovës rikthen në skenë baletin “Deadline” më 17 prill nga ora 20:00, një vepër bashkëkohore që na zhyt në atmosferën e një redaksie gazete gjatë epokës së artë të shtypit – vitet 1920 në një metropol evropian.
Koreografi Sead Vuniqi sjell një gjuhë lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, për të përshkruar botën plot tension, energji dhe përkushtim të gazetarëve, fotoreporterëve, punëtorëve, skenografëve dhe sekretareve që bashkëpunojnë nën presionin e afateve.