Baleti Kombëtar sot promovon monografinë “Fisniku i Baletit”
Arte
Gazeta Express
08/05/2023 14:42
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 20:00 promovohet sot
monografia e balerinit dhe ish drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet
Brahimaj.
Ahmet Brahimaj si drejtor i Baletit të Kosovës ishte njeriu kyç i
rithemelimit të shkollës së Baletit respektivisht Baletit të Kosovës. Pas
luftës, së bashku me disa nga kolegët e tij ka hapur Shkollën e Mesme të
Baletit, në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Prishtinë. Klasa e
Ahmet Brahimajt është diplomuar në vitin 2005 dhe është gjenerata e parë pas
luftës e njëherit edhe bërthama e Baletit të Kosovës.
Gjithashtu, Brahimaj ka kontribuar dhe në formulimin e Ligjit të Operës, Filharmonisë dhe Baletit. Më datën 26.11.2010, me urdhërin e Presidentit të Kosovës, me rastin e 28 Nëntorit, Ahmet Brahimaj ishte nderuar me çmimin “Artist i Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës.