Baleti Kombëtar i Kosovës nderohet me çmim nga Senati amerikan - Gazeta Express
string(62) "baleti-kombetar-i-kosoves-nderohet-me-cmim-nga-senati-amerikan"

Baleti Kombëtar i Kosovës nderohet me çmim nga Senati amerikan

Arte

Gazeta Express

22/06/2021 1:21

Në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Baleti Kombëtar i Kosovës ka rrëmbyer një çmim të rëndësishëm për arritje në fushën e artit, çmim i cili u nda nga Senati amerikan.

Flamuri amerikan u valëvit mbi ndërtesën e Kongreseve në Washington DC për nder të Kreshnik Musollit, dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, me kërkesë të senatorit, Charles Schumer.

Lexo Edhe:

“Jemi shumë të lumtur që SHBA po njeh punën, përkushtimin dhe vizionin artistik të Baletit Kombëtar të Kosovës. Shpresojmë që të hapen rrugët e bashkëpunimit, ndërsa sukseset e mëtutjeshme të mos u mungojnë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.