Baleti Kombëtar i Kosovës hap thirrje për audicion - Gazeta Express
string(50) "baleti-kombetar-i-kosoves-hap-thirrje-per-audicion"

Arte

Gazeta Express

23/04/2024 16:06

Baleti Kombëtar i Kosovës hap thirrje për audicion

Arte

Gazeta Express

23/04/2024 16:06

Baleti Kombëtar i Kosovës, hapë thirrje për angazhimin e 60 (gjashtëdhjetë) fëmijëve për shfaqjen e baletit “Peter Pan” me koreografi nga Olga Pango.

Ky projekt do të realizohet si premierë me dt 01.06.2024, në Ditën Botërore të fëmijëve.

Lexo Edhe:

BKK, fton të gjithë të interesuarit për të aplikuar në audicionin e hapur, I cili do të mbahet me dt 27.04.2024 (e shtunë) në sallën e AKV Shota në Prishtinë me fillim në ora 13:00.

Koha e realizimit të projektit është nga dt 02.05.2024 deri me 01.06.2024

Provat e shfaqjes përgjatë këtyre ditëve, do të mbahen çdo ditë me fillim në ora 17:00 dhe orari i provave do të zgjasë në varësi të nevojave të procesit të punës. Puna përgjatë fundjavave, nuk përjashtohet!

Detaje për audicion:

Mosha e kërkuar – 9 deri në 15 vjeç.

Audicioni do të mbahet në grupe, në varësi të numrit të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit në audicion, do të vlerësohen nga Komisioni profesional, në krye me koreografen e shfaqjes.

Prindërit, së bashku me fëmijët, duhet të paraqiten në objektin e AKV shota, të paktën një orë para fillimit të audicionit, për t’i kryer procedurat e regjistrimit për audicion dhe për të gjithë fëmijët e interesuar, prindërit ose personat përcjellës të fëmijëve, duhet të paraqesin certifikatën e lindjes në momentin e regjistrimit për audicion.

Mënyra e vlerësimit, do të bëhet përmes mbajtjes së klasës së baletit (ushtrimet në levë dhe në mesin e sallës, në varësi të kërkesave të Komisionit).