Baleti Kombëtar i Kosovës sjell baletin “HOPE” në Mitrovicë për 17-vjetorin e Pavarësisë, më 18 shkurt nga ora 18:00 në Qendrën e Kulturës.
Në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton para publikut të Mitrovicës shfaqjen “HOPE”, një vepër artistike e fuqishme me koreografi nga Sead Vuniqi.
Ky balet modern trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore, duke përcjellë përmes gjuhës së trupit një rrëfim të thellë dhe reflektues.