“Bale ka shansin të tregojë veten dhe të fitojë shumë para te Newcastle” - Gazeta Express
string(70) "bale-ka-shansin-te-tregoje-veten-dhe-te-fitoje-shume-para-te-newcastle"

“Bale ka shansin të tregojë veten dhe të fitojë shumë para te Newcastle”

Gazeta Express

21/05/2020 19:23

Newcastle është duke insistuar për Gareth Bale.

Nga sezoni i ardhshëm, klubi anglez, Newcastle, do të jetë me pronar të ri.

Lexo Edhe:

Ideja është që Newcastle të bëhet një ndër skuadrat më të mira në Evropë, kjo edhe mund të jetë e ralizueshme, nëse e shohim se ku ka qenë Manchester City para 10 apo 15 viteve.

Objektivi kryesor duket se do të jetë anësori i Real Madridit, Gareth Bale.

Edhe Rivaldo është pro këtij transferimi. “Neëcastle do të ketë shumë para këtë verë me ardhjen e pronarit të ri dhe mund të jetë destinacion i mirë për Gareth Bale. Ai mund të rifitojë statusin e tij prej superyll në klub dhe të vazhdojë të fitojë shumë para”, u shpreh Rivaldo. /Gazeta Express/