Zidane: “Bale ka preferuar që të mos luajë” - Gazeta Express

Zidane: “Bale ka preferuar që të mos luajë”

Futboll

Gazeta Express

06/08/2020 19:51

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është sqaruar për lënien e Gareth Bale në Madrid.

Ai nuk ka udhëtuar fare me skuadrën në Manchester, ku Reali do të përballet të premten mbrëma me Cityn në Ligën e Kampionëve.

Zizu u pyet disa herë për situatën e Bale dhe u nervozua me gazetarët.

“Janë thënë shumë gjëra, por ne kemi respekt për njëri tjetrin si trajner-lojtar. Kemi biseduar dhe krejt çka mund të them është se ka preferuar që të mos luajë, pjesa tjetër mbetet mes tij dhe meje”, u shpreh Zizu.

“Po, arsyeja që Bale nuk është në Manchester është personale, jo teknike. Pjesa tjetër ka qenë bisedë mes trajnerit dhe lojtarit dhe s’do të ju tregoj asgjë”.

“Bale nuk më ka zhgënjyer. Nuk do të ju tregojë asgjë. Është pyetja e tretë që më bëhet për Gareth. Sapo ju tregova çfarë ka ndodh. E respektoj shumë Balen dhe biseda trajner-lojtar duhet të mbetet në dhomën e zhveshjes”.

“Gareth Bale është lojtar i Real Madridit. Nuk ndryshon asgjë. Ai është lojtar i Realit dhe e respektoj këtë. Këta që jemi këtu jemi të fokusuar vetëm për ndeshjen e nesërme”. /Gazeta Express/