“Bale duhet ta konsiderojë transferimin në Man Utd & Tottenham – diçka nuk është në rregull në Madrid” - Gazeta Express
string(96) "bale-duhet-ta-konsideroje-transferimin-ne-man-utd-tottenham-dicka-nuk-eshte-ne-rregull-ne-madrid"

“Bale duhet ta konsiderojë transferimin në Man Utd & Tottenham – diçka nuk është në rregull në Madrid”

Gazeta Express

25/01/2020 23:38

Gareth Bale duhet të konsiderojë transferimin në Manchester United ose Tottenham, thotë Dimitar Berbatov.

Sipas tij, është e qartë se “diçka nuk është në rregull” me të në Real Madrid.

Lexo Edhe:

Gjysma e sezonit pothuajse ka shkuar, ndërsa Bale ka luajtur vetëm 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Manchester United e Tottenham raportohet se interesohen për 30-vjeçarin dhe sipas Berbatov, ai duhet të vendosë nëse do të qëndrojë ose largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Jam i sigurt se Reali ka staf mjekësor të mirë, por lojtarët duhet të njohin trupin e tyre dhe nëse është e nevojshme, duhet të stërviten në mënyra të ndryshme. Ta shohësh duke u lënduar kaq shpesh, tregon se diçka nuk shkon. Jam i sigurt se Bale është i frustruar gjithashtu sepse si lojtar, ju nuk doni të humbisni një ndeshje apo stërvitje, edhe kur luani keq”, u shpreh Berbatov.

“Më pëlqen ta shikoj Balen duke luajtur, dua që të jetë i shëndetshëm. Nëse ai dëshiron të qëndrojë në Madrid, do të doja ta bëjë, por nëse dëshiron të largohet, do të doja që të kthehet te Tottenham ose të shkojë te Man United”. /Gazeta Express/