Gareth Bale dhe Sergio Reguilon kanë lënë Madridin dhe janë nisur për në Londër.
Tashmë është arritur marrëveshja mes Tottenham dhe Real Madridi, dyshja në fjalë së shpejti do të kompletojnë transferimin në Premierligë.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se lojtarët tashmë i kanë kryer edhe testet mjekësore, po ashtu kanë nënshkruar edhe kontratat, pritet vetëm zyrtarizimi.
Bale do të huazohet për një sezon, derisa marrëveshja për Reguilon është përfundimtare, me Madridin që ka opsionin e riblerjes. /Gazeta Express/
Gareth Bale and Sergio Reguilon have left Madrid and they’re both flying to London! The deal with Tottenham has been completed. Paperworks also signed. One year loan Bale, permanent deal Reguilon. Medicals already done in Madrid. Announcement soon. Here we go confirmed. ⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 18, 2020