Barcelona regjistroi fitore bindëse ndaj Real Betisit të shtunën mbrëma, duke lënë të kënaqur edhe tifozët e klubit.
Joao Felix dhe Joao Cancelo shënuan golat e parë me fanellën e katalunasve, teksa ishin titullarë në këtë ndeshje të fituar 5:0, shkruan Gazeta Express.
Një nga momentet më të mira të ndeshjes nga perspektiva e Barcelonës nuk ishte në të vërtetë një gol, por një lojë e pabesueshme në fund nga Alejandro Balde, Joao Cancelo dhe Lamine Yamal.
Të tretë ia dolën të driblonin kundërshtarët në mënyrë të shpejtë dhe të ngjashme, duke futur topin poshtë këmbëve të tyre.
Balde e bëri këtë ndaj Guido Rodriguez, Cancelo bëri një të guximshëm ndaj Rodri Sanchez, ndërsa Lamine e përfundoi atë duke e futur topin nëpër këmbët e Sergi Altimira.
🤪 Travieso #LaLigaHighlights pic.twitter.com/syv6Br0p2i
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 16, 2023
/Gazeta Express/