Balaj tregon përse zgjodhi sërish Rusinë, kishte disa oferta - Gazeta Express

Balaj tregon përse zgjodhi sërish Rusinë, kishte disa oferta

Futboll

Gazeta Express

21/07/2021 23:51

Bekim Balaj është zyrtarisht futbollist i Nizhny Novgorod.

Bekim Balaj ka lënë këtë verë Sturm Grazin pas dy sezonesh për të shijuar një tjetër aventurë të re.

Ai është rikthyer në Rusi, por tani do ta veshë fanellën e skuadrës së Nizhny Novgorod.

30-vjeçari ka firmosur për dy sezone me skuadrën e Premier Ligas.

Balaj më parë ka luajtur me Akhmat Grozyn dhe e njeh shumë mirë Rusinë, gjuhën dhe futbollin e këtij vendi.

Ai është shprehur i lumtur me aventurën e re, ku do të mbajë fanellën me numrin 19.

“Në fund të sezonit të shkuar isha me Shqipërinë për ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, ndeshje që u zhvilluan në fund të qershorit. Pastaj pata një pushim të shkurtër. Ndërkohë nisën të vinin oferta nga klube të ndryshme, por në fund zgjodha Nizhny Novgorod”, u shpreh Balaj.

“E njoh shumë mirë Premier Ligën ruse. Është kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim vendosa të zhytem sërish në këtë atmosferë të paharrueshme. Pas tre vitesh me Akhmat Grozny, luajta për dy vite në Austri me Sturm Graz”.

“Por kjo është histori e shkuar tashmë për mua. Tani jam gati të hedh hapa të rinj në karrierën time”.

“Premier Liga është mundësi e shkëlqyer për të treguar veten dhe për t’u përmirësuar. Kur mora vesh se do luaj për Nizhny, harxhova gjithë internetin tim duke parë e kërkuar. Dhe tani jam i bindur se ky është një qytet i bukur. Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premier Liga”.

“Tashmë kam nisur stërvitjen, po njihem me djemtë dhe së bashku me ekipin po mundohemi të bëjmë sa më mirë”.

“Do mbaj numrin 19. Ky është numri im i parë që kam veshur, që kur sapo nisa të luaj te Vllaznia. Edhe te kombëtarja unë mbaj këtë numër. Do lumturohesha nëse më sjell fat edhe te Nizhny”. /Gazeta Express/