Balaj-Halimaj bisedon me Kosnett për situatën politike dhe pandeminë - Gazeta Express
string(68) "balaj-halimaj-bisedon-me-kosnett-per-situaten-politike-dhe-pandemine"

Balaj-Halimaj bisedon me Kosnett për situatën politike dhe pandeminë

Gazeta Express

02/07/2020 17:19

Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka zhvilluar një bisedë virutale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Zëvendeskryeminstrja ka bërë të ditur se me ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.

Lexo Edhe:

Ambasadorin Kosnett ajo e ka njoftuar edhe për angzhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend. Ambasadorin e njoftova për angzhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë. Gjithashtu, diskutuam edhe për procesin e dialogut Kosovë- Serbi ku vlerësova lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në këtë process. Ambasadorin Kosnett e falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen që më ofroi në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kemi në kuadër të qeverisë së Kosovës.