Bakayoko e do rikthimin në Milan - Gazeta Express
string(32) "bakayoko-e-do-rikthimin-ne-milan"

Bakayoko e do rikthimin në Milan

Gazeta Express

30/06/2020 17:00

Mesfushori francez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”, ku e kishte kaluar një sezon

Tiemoué Bakayoko dëshiron të rikthehet në Milan.

Lexo Edhe:

Mesfushori francez e kishte kaluar një sezon në klubin nga Serie A, por nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se “Rossoneri” po vazhdojnë të punojnë për ta rikthyer futbollistin e Chelseat në Milano, përcjell Gazeta Express.

Aktualisht, Bakayoko është i huazuar në Monaco, por nuk dëshiron të qëndrojë më aty.

Mbetet fillimisht që palët të merren vesh për futbollistin, i cili bëri paraqitje mjaft të mira me Kuqezinjtë.

Bakayoko aktualisht paguhet 6,5 milionë euro në vit, ndërsa Milani nuk mund t’ia ofrojë atij më shumë se 4 milionë në sezon. /Gazeta Express/