string(101) "bajramigjatenje-mandati-te-qeverise-asnje-shtet-se-njohu-kosoven-sot-e-beri-kenia-rezultat-i-pacollit"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 19:46

Bajrami: Gjatë një mandati të Qeverisë Kurti asnjë shtet s’e njohu Kosovën – sot e bëri Kenia rezultat i Pacollit

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 19:46

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook se gjatë një mandati të plotë të Qeverisë Kurti asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën.

Ndërkaq, sot e njohu Kenia, si rezultat i lobimit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Lexo Edhe:

Bajrami e ka falënderuar Pacollin për kontributin e dhënë.

 “Nga 22 Mars 2021 deri më 22 Mars 2025 – gjatë një mandati të plotë të qeverisë Kurti, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën. Sot, njohja nga Kenia vjen si rezultat i angazhimit të ish-presidentit dhe ish-ministrit të jashtëm, z. Behgjet Pacolli. Faleminderit për punën dhe kontributin tuaj z. Pacolli”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Gazeta Express