Bajrami: VV s’ka interes për konstituim, e ka ditur që as Gërvalla s’i merr vota - Gazeta Express
string(76) "bajrami-vv-ska-interes-per-konstituim-e-ka-ditur-qe-as-gervalla-si-merr-vota"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:48

Bajrami: VV s’ka interes për konstituim, e ka ditur që as Gërvalla s’i merr vota

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas dështimit të seancës konstituive, duke thënë se VV-ja nuk ka interes për formimin e institucioneve.

“Sot u propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk kishin votat. Është e qartë se nuk kishte mbështetje as për Haxhiun, as për Gërvallën,” tha Bajrami, duke shtuar se “zyret e qeverisë janë të uzurpuara dhe vendimet që po merren janë joligjore”, shkruan EO.

Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar.

“VV-ja nuk ka as interes për të konstituar Kuvendin, sot propozuan dy kandidate për të cilat dihet se nuk i kishin votat. E kanë pasur të qartë që nuk kanë vota as për Haxhiun e as për Gërvallën. Është fatkeqësi që sot nuk kemi institucione, janë të uzurpuara zyrat e qeverisë, janë jashtë mandatit, vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzimet penale që i kemi dërguar.”