Bajrami: VV s’do të ketë shanse të dalë më e para në zgjedhje - Gazeta Express
string(59) "bajrami-vv-sdo-te-kete-shanse-te-dale-me-e-para-ne-zgjedhje"

Bajrami: VV s’do të ketë shanse të dalë më e para në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 7:50

Pozitë e opozitë kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria në pushtet, s’do të ketë shanse të dalë më e para.

Bajrami tha se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë moti të nevojshme në Kosovë, teksa shtoi që qytetarët kanë përjetuar zhgënjim mjaft të madh nga Qeveria Kurti.

Lexo Edhe:

“Vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje, me të gjitha këto kriza, me tërë këtë tension, është dashur që Qeveria të reflektojë e të thonë se s’janë për këtë punë. Ne si opozitë nuk i kemi numrat. Asnjëherë më Vetëvendosja s’do të dalë më e para, për shkak se zhgënjimi është shumë i madh”, deklaroi Bajrami në emisionin “InfoNata”.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb në Kosovë, Bajrami tha se përplasjet e aleatëve me Qeverinë e Kosovës, janë mjaft të dëmshme për vendin.

“Kosova nuk e ka luksin ta testojë durimin e Amerikës në asnjë moment”, potencoi Bajrami tutje në Tëvë1.