Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar - Gazeta Express
string(79) "bajrami-te-gjitha-partite-kemi-ofruar-kompromise-vetem-vetevendosje-ska-pranuar"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:21

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:21

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ngërçin politik e cilësoi vetë grusht-shtet, duke theksuar se të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, por vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar.

Këtë vlerësim e paraqiti në takimin diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë:
A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES),
Zyra në Prishtinë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Nuk është që nuk hezitova, sepse nuk është se kemi çfarë te themi më ndryshe nga ajo që kemi thënë deri më tani. Nuk mendoj që është vetëm grushtshtet, por është vetëgrushtshtet. Partia në pushtet po dëshiron të jetë vetë në detyrë nga rezultatet që i ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në katër vjet mandat e kemi pasur përvojën që nuk e kemi pasur asnjëherë. Në legjislaturën e fundit nuk ka ndodhur që të pranohet as edhe një amendament nga partitë në opozitë. Ku është demokracia këtu?
Që të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm partia që e ka marrë shumicën e votave nuk ka pranuar të bëjë kompromis. Ata insistojnë që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se çdo gjë”, tha Bajrami.