Bajrami takohet me zëvendësministrin e sapoemëruar të Arsimit, Jusuf Thaçi - Gazeta Express
string(73) "bajrami-takohet-me-zevendesministrin-e-sapoemeruar-te-arsimit-jusuf-thaci"

Bajrami takohet me zëvendësministrin e sapoemëruar të Arsimit, Jusuf Thaçi

Gazeta Express

14/02/2020 12:43

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e sapoemëruar, Jusuf Thaçi, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe mundësitë për ta përmirësuar këtë gjendje në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji dhe inovacion.

Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Thaçi diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës, ku arsimi zë vend të rëndësishëm dhe u zotuan se do të punojnë së bashku për realizimin e këtij programi, i cili synon ofrimin e një arsimi më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Thaçi është emëruar dje në pozitën e zëvendësministrit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Express/