Bajrami: Shteti dështoi ta mbrojë UÇK-në në Hagë - do ta paguajmë me vite, me gjenerata, do të jetë njollë e pashlyeshme - Gazeta Express
string(115) "bajrami-shteti-deshtoi-ta-mbroje-uck-ne-ne-hage-do-ta-paguajme-me-vite-me-gjenerata-do-te-jete-njolle-e-pashlyeshme"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 18:07

Bajrami: Shteti dështoi ta mbrojë UÇK-në në Hagë – do ta paguajmë me vite, me gjenerata, do të jetë njollë e pashlyeshme

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 18:07

Profesori Arsim Bajrami tha se shteti i Kosovës “ka dështuar” t’i mbrojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Specialja, ai tha se nuk po i gjykon ata individualisht.

“Kosova nuk e ka ndjekur shembullin kroat”, tha Bajrami në Frontal në T7.

Në rastin e Kroacisë, ai tha se “komplet shteti ka qenë i mobilizuar”.

“Ka pasë zyre të konsulencës, ka pasur shoqata, është financuar Akademia, është financuar Universiteti, shoqëria civile, mediat, për ta mbrojtur luftën”, tha ai.

Sado që, siç thotë Bajrami, dikush në Kosovë mund t’i gëzohet kësaj gjykate apo “diskualifikimit politik të personave që s’kanë mundur të largohen nga skena politike me zgjedhje”, pasojat do të jenë të rënda.

“Kjo do të jetë një faturë që do ta paguajmë me vite, me disa gjenerata. Do ta vë një njollë të pashlyeshme në shtetësinë tonë”, tha ai.