string(102) "bajrami-shpresoj-qe-partite-te-marrin-pjese-ne-takimin-me-osmanin-alternativa-jone-eshte-rruga-perpara"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:51

Bajrami: Shpresoj që partitë të marrin pjesë në takimin me Osmanin, alternativa jonë është rruga përpara

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:51

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se propozimi i LDK-së është alternativa për të dalë nga situata aktuale dhe se tjetër nuk ka, shkruan Gazeta Express

Bajrami po ashtu ka thënë se shpreson që partitë e tjera të marrin pjesë në takimin e thirru nga presidentja Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se VV-ja i ka edhe 13 parti parlamentare të cilave nuk u ka bërë ftesë si LDK-së, kështu që ajo i ka alternativat në dorë.

‘‘Nuk kemi propozim tjetër, në fakt siç duket situata politike në Kosovë, nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate, për arsyen e thjeshtë që, as LVV-ja e koalicioni i tyre nuk i kanë votat, dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deri djeshme opozitare, nuk i kanë numrat. Kështu që për të ecur përpara kjo është alternativa të cilën ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga Presidentja. Në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë, po besoj që janë ata të cilët duhen të lëvizin, e kemi thënë sa herë LVV i ka edhe 13 parti të tjera parlamentare të cilave nuk u ka bë ofertë siç i ka bë LDK, andaj janë ata që i kanë alternativat në dorë’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress