Ish-ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, lidhur me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.
Sipas Bajramit, kjo është një hipokrizi, meqë në vitin 2019, mesatarisht një familje ka paguar 54 euro, derisa tash në vitin 2025 paguan 169 ero, apo trefish më shtrenjtë.
Ish-deputetja ka treguar edhe për rritjen drastike të importit të energjisë elektrike në vend, duke thënë se Kurti po mashtron, meqë po i subvencionon xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët ka lidhje të ngushta.
“Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktushme)”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
”Subvencionimi i faturave të energjisë”
Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie
Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.
Çfarë hipokrizie!
Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.
Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MËh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.
Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.
A po e shihni mashtrimin?
Ani “po ju subvencionojmë faturat”
Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktushme).