Bajrami: Qeveria e unitetit mund të shtyhet, por prapëseprapë do të vijmë në një pikë kur duhet të ulemi të gjithë - Gazeta Express
string(112) "bajrami-qeveria-e-unitetit-mund-te-shtyhet-por-prapeseprape-do-te-vijme-ne-nje-pike-kur-duhet-te-ulemi-te-gjithe"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:12

Bajrami: Qeveria e unitetit mund të shtyhet, por prapëseprapë do të vijmë në një pikë kur duhet të ulemi të gjithë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:12

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se “dihet përgjegjësi” për ngërçin në Kuvend, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja tha se “prapëseprapë” do të vijnë në një pikë ku do të ulen të gjithë, ndërsa foli për propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie të unitetit.

“Nuk e di se sa do të zgjasë një situatë e tillë.. Mua më vjen keq, mirëpo të gjithë e dimë përgjegjësin. Përgjegjësi i krejt kësaj situate është Lëvizja Vetëvendosje që ka 48 deputetë në Kuvend dhe janë ngujuar pas një emri për të cilin nuk i kanë votat”, tha ajo.

“Jemi partia e vetme që kemi ardhë me iniciativë që të bashkohemi të gjithë dhe të kalojmë prej kësaj gjendjeje të kolapsit, mirëpo një ide e tillë ende nuk po përkrahet, edhe pse ne besojmë që kjo mund të shtyhet në afate të caktuara, por prapë se prapë do të vijmë te një pikë kur prapë do të duhet të ulemi të gjithë, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje”, tha Bajrami.

Sot dështoi për herë të tridhjetegjashtë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit. Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 53 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Një votoi kundër.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.