Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ende s’kanë marrë përgjigje nga partitë politike për propozimin e dërguar për një qeveri nacionale të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.
“Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive politike. Ne besojmë si parti politike që kjo është për momentin e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet dhe për t’u marrë me të vërtetë me problemet e qytetarëve”, tha ajo para gazetarëve pas seancës.
“Na vije keq, por është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të dalë nga bllokada. Kur s’ke numrat si rasti i Vetëvendosjes nuk mund të diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve”.
“LDK ka shprehur vullnetin politik dhe tanimë ka në tavolinë një qeveri do të zhbllokonte situatën dhe formimin e një qeverie që do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor”.
Për deklaratat se LDK “po frikësohet” të hyjë e vetme në koalicion me Vetëvendosjen, Bajrami u përgjigj: “Nuk e besoj që ka të bëjë me frikën. Por besoni që në një opsion të tillë nëse LDK do të ishte e interesuar për pozita dhe pushtet do të ishte në një pozitë më të mirë sesa të hynte në një koalicion gjithëpërfshirës”.
Ajo tha se dallimet e mëdha ideologjike dhe sjellja e Vetëvendosjes është arsyeja pse nuk hyjnë në koalicion me partinë e parë/Express/