Bajrami për Kurtin: Çdo ditë punon kundër Kosovës dhe rendit Kushtetues, është kambanë alarmi - Gazeta Express
string(91) "bajrami-per-kurtin-cdo-dite-punon-kunder-kosoves-dhe-rendit-kushtetues-eshte-kambane-alarmi"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:53

Bajrami për Kurtin: Çdo ditë punon kundër Kosovës dhe rendit Kushtetues, është kambanë alarmi

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit mbështjellët me flamurin kuq e zi për ta mbuluar korrupsionin, porse korrupsioni nuk mbulohet më, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka akuzuar Kurtin duke thënë se ky i fundit punon kundër shtetit të Kosovës, të cilin, nuk e ka njohur as më herët.

Bajrami ka deklaruar edhe se Kurti e ka bërë shtetin e Kosovës si ‘’tavolinë suedeze’’, duke sulmuar e duke mos njohur atë çka nuk i shkon përshtati atij.

‘‘Albin Kurti mbështjellët me flamur Kuq e Zi për ta mbuluar korrupsionin. Por korrupsioni nuk mbulohet më. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës, çdo ditë. Ai nuk e ka njohur as më herët shtetin e Kosovës, e që katër vjet e gjysmë në pushteti, ai e ka bë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze, ai e njeh atë çka i konvenon dhe nuk njeh dhe e sulmon atë çka nuk i shkon përshtati atij’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se 16 deputetë nga grupi i LVV-së e pas seancës kanë shkuar në zyrat e qeverisë ku i ‘‘uzurpojnë ato zyra’’.

E njëjta ka kërkuar bashkim nga të gjithë për të mos e toleruar më këtë.

‘‘A e keni pa qysh justifikohet për xhipat e zi, qysh justifikohet për truprojat, për qindra asistentë e këshilltarë që i ka, por Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. 16 deputetë nga grupi i LVV-së e lëshuan sallën këtu dhe shkuan në zyrat e qeverisë, i uzurpojnë ato zyra. Ata nuk e njohin rëndin kushtetues, dhe kjo është kambanë për alarm. Albin Kurti, ditë e natë po punon kundër demokracisë, kundër institucioneve, dhe kundër rendit kushtetues të këtij shtetit, dhe unë sinqerisht po u bëj thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më’’, ka thënë ajo mes tjerash. /GazetaExpress