Bajrami pasi dështoi Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike: Do t’ua kërkoj prapë votën deputetëve - Gazeta Express
string(88) "bajrami-pasi-deshtoi-ligji-per-rimekembje-ekonomike-do-tua-kerkoj-prape-voten-deputeteve"

Gazeta Express

14/08/2020 22:38

Bajrami pasi dështoi Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike: Do t’ua kërkoj prapë votën deputetëve

Gazeta Express

14/08/2020 22:38

Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës, pasi që nuk kishte vota të mjaftueshme.

E ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një statusi në Facebook, ka thënë se do të provojë edhe në ditën në vijim që të kalojë këtë ligj.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se deputetët duhet të vendosin interesin qytetar para atij partiak.

Bajrami thotë se votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike do t’ua kërkojë edhe ditëve në vijim. Kjo sepse, sipas saj, ligji i tillë është në dobi të të qytetarëve andaj duhet lënë anash lufta partiake.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ligji për Rimëkëmbje nuk kaloi sot as në lexim të parë pasi s’pati vullnet nga deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Herën e parë votuan vetëm 43 deputetë, kurse herën e dytë vetëm 45 deputetë duke pamundësuar kështu që Ligji të shkojë përpara.

Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj.

Interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak dhe ditor. Andaj, votimi i një Ligji të tillë duhet parë si ndihmë e qytetarëve dhe jo për të bërë luftë partiake.

Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament.