Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare - Gazeta Express
string(134) "bajrami-pas-takimitme-zyrtarin-e-larte-te-dash-ldk-nuk-i-bashkohet-rrugeve-qe-cojne-ne-qeverisje-te-demshme-per-raportet-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 18:46

Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 18:46

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Bajrmai ka htënë se në takim ja ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.

Ajo ka thënë se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendinnë qeverisje  të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet ndërkombëtare.

“Isha e nderuar që në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, në emër të LDK-së të takoj z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Larte i Byrose per Evrope dhe Euroaziatike.  E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si në momentet më të vështira të historisë sonë, ashtu edhe tash për forcimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin”.

“Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë.   Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare.  LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror”.

“Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Express