string(100) "bajrami-pas-refuzimit-te-akkse-e-dime-sa-te-pavarur-jeni-smund-ti-ikni-pergjegjesise-qe-ju-jep-ligji"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 21:11

Bajrami pas refuzimit të AKK’së: E dimë sa të pavarur jeni, s’mund t’i ikni përgjegjësisë që ju jep Ligji

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 21:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Autoriteti Kosovar i Konkurrencës refuzoi pjesëmarrjen në takimin e thirrur nesër nga ajo, lidhur me vendimin për daljen me vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Sipas saj, AKK po i ik Kuvendit, duke shtuar se takimi është ftuar pikërisht në Kuvend, e jo në zyre të LDK’së. Në këtë takim, Bajrami ka thënë se janë ftuar të gjitha partitë.

Ajo ka renditur edhe pyetjet që do t’u parashtronte, teksa ka thënë se AKK mund t’i ik takimit, por jo edhe përgjegjësisë që i jep Ligji.

“Në vend që të përgjigjeni me profesionalizëm, ju paskeni zgjedhë të mos vini në Kuvend, por refuzimi dhe heshtja nuk është pavarësi – është thënë më se buti paaftësi. Për pavarësinë s’po flasim fare sepse e dimë sa të pavarur jeni. Ne megjithatë do të jemi nesër në Kuvend, bashkë me përfaqësues të bizneseve, ZRRE-së, KESCO-s dhe nuk do të ndalemi së pyeturi e së kërkuari përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe deformimin e tregut.

Ju mund t’i ikni një takimi, por jo edhe përgjegjsisë që ju jepë Ligji. Shihemi, nëse jo nesër, një herë tjetër!”, ka shkruar Bajrami.

AKK ka thënë se vendimi për mospjesëmarrje është i bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe në nevojën për ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë institucionale, e cila është shtyllë themelore për funksionimin dhe integritetin e institucionit.

Aty është cituar neni 21, paragrafi 1 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Kjo dispozitë nënvizon domosdoshmërinë që Autoriteti të veprojë vetëm mbi bazën e ligjit dhe të kompetencave të tij, pa u përfshirë në formate politike, debate ad-hoc apo iniciativa të cilat nuk zhvillohen në përputhje me strukturat zyrtare shtetërore.

Për më tepër, në rrethanat aktuale ku Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është i konstituar, Autoriteti nuk është në pozitë institucionale për të ndër vepruar me grupe parlamentare, deputetë individualë apo organizime me natyrë politike jashtë kuadrit formal të Kuvendit”, ka thënë AKK.