Bajrami: Nuk kam lidhje me asnjë biznes farmaceutik, shpifje të Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(75) "bajrami-nuk-kam-lidhje-me-asnje-biznes-farmaceutik-shpifje-te-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

30/10/2024 22:22

Bajrami: Nuk kam lidhje me asnjë biznes farmaceutik, shpifje të Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

30/10/2024 22:22

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk e ka asnjë lidhje me asnjë biznes farmaceutik.

Ajo tha në “Pressing” të T7 se në momentin që institucionet e Kosovës e kanë një fakt të vetëm për këtë, do të largohet nga jeta publike e do të dorëzohet në prokurori.

Një akuzë të tillë ndaj Bajramit e kishte bëre Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami tha se këto janë shpifja të pushtetit të Vetëvendosje, duke shtuar se qëllimin e kanë ta heshtin – si një lloj shantazhi ku nuk e kanë asnjë argument.

“Në ditën, në minutin, në sekondin që institucionet e Republikës së Kosovës kanë me hedh një fakt të vetm, që Hykmete Bajrmai deri më sot ka lidhje me ndonjë biznes farmacenutik, unë ka me u dorëzu vet në prokurori, ka me dhënë dorëheqje prej jetës publike. Asnjë lidhje nuk e kam. Kjo është një shpifje e Lëvizjes Vetëvendosje që po e bëjnë me tendencën që mua me më hesht. Një lloj shantazhi ku ata nuk e kanë asnjë argument”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Express