Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse vendi shkon në zgjedhje faji është i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se asnjë parti politike pos LVV nuk e ka pasur shansin që të zgjedh Presidentin.
Tutje tha se LVV nuk e ka hallin e qytetarëve, por si ta kap shtetin.
“Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin. Nëse shkojmë në zgjedhje dhe gjitha indiakcionet aty po çojnë, fajin duhet t’i dihet dhe të jetë i qartë, është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka thënë ajo. /Gazeta Express