Shqipëria përballet nesër me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e raundit të tretë në grupe nis në orën 20:45.
Një ditë para këtij takimi është shfaqur Nedim Bajrami në konferencë për shtyp, shkruan “Gazeta Express”.
Bajrami e ka respektuar në maksimum Çekinë, por duke thënë se do të japim maksimumin, në një ndeshje si kjo.
“Nesër sfidë ndryshe, është skuadër shumë fizike dhe e dimë çfarë na pret. Gjithë çunat janë gati dhe e dimë çfarë duhet me bë në fushë për të fituar, por e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen sepse është një kundërshtar shumë i fortë”, tha ai fillimisht.
Bajrami foli edhe për mungesat e Shqipërisë për këtë ndeshje.
“E dimë se na mungojnë disa lojtarë, por e gjithë skuadra është gati. Tuci që ka ardh dhe ka bërë stërvitjen e parë, e kemi pritur mirë. Çunat që janë këtu janë gati. Do jetë ndeshje e vështirë se në shtëpi janë të fortë”, shtoi ai.
Nedim Bajrami e kishte shënuar një gol mjaftë të mirë në ndeshjen e vitit të kaluar, pikërisht ndaj këtij kundërshtari, me ndeshjen që luhej në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”./GazetaExpress/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...