Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë - Gazeta Express
string(95) "bajrami-vv-ja-vazhdon-me-te-njejtin-avaz-edhe-sot-do-ti-deshtoje-perpjekja-per-votim-te-fshehte"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:48

Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Kuvendit, VV-ja pritet të vazhdojë me avazin e njëjtë përkundër aktgjykimit të Kushtetueses që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Bajrami ka thënë edhe seanca e sotme pritet të jetë “dështim”.

Deputetja e LDK-së ka thënë se këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.

“Nga data 1 maj deri më sot, plot 31 herë ka dështuar formimi/votimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Për habinë e disave, por jo timen, LVV vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të jetë dështimi i 32-të.
P.S.
Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë”, ka shkruar Bajrami.