Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues - Gazeta Express
string(65) "bajrami-lvv-po-e-con-vendin-drejt-permbysjes-se-rendit-kushtetues"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:40

Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:40

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues.

Ajo ka shkruar në Facebook, të dielën për bllokimin e Kuvendit të Kosovës pas tentativave të LVV për ta zgjedhur kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

Bajrami ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre.

“LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit. Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht, kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit”.

“Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja është: Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara? E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Express