Bajrami: Kurti takoi kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë - Gazeta Express
string(114) "bajrami-kurti-takoi-kryetaret-e-ldk-se-dhe-pdk-se-per-ti-treguar-njeri-tjetrit-qe-nuk-perkrahin-kandidate-partiake"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:22

Bajrami: Kurti takoi kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:22

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se “Kurti takoi që dy herë kryetarët e LDK-së dhe PDK-së pa dhënë asnjë propozim, asnjë emër, takime sa për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë”.

Bajrami thotë se “LVV e cila bashkë me minoritete i ka 66 vota në Kuvend, është përgjegjësja kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe i ka pasur dy alternativa: e para duke e bërë pjesë të Qeverisë ndonjëren prej partive politike në mënyrë që më vonë të siguroheshin votat edhe për president ose tani duke propozuar një president apartiak – një që pranon të bëhet president. Por, Kurti as s’e ka bërë të parën as s’po e bën të dytën dhe nëse mendon që ka me zgjedhë president me shantazh duhet të mendohet dy herë, se gjasat janë reale që nuk përsëritet më 2021-ta”.

Sipas saj,  nëse shkojmë në zgjedhje krejt e dimë që zgjedhjet nuk janë zgjidhje: kemi me mbetë pa institucione funksionale me muaj të tërë, me shpenzu prapë dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve dhe do të vijmë saktë në pikën ku jemi sot – kjo është papërgjegjësi totale”.

Tutje, Bajrami shprehet:

Unë ju bëj thirrje qytetarëve le t’i vezhgojnë sjelljen e Kurtit dhe le ta kuptojnë se ai veç hallin e tyre nuk e ka. Ai nuk e ka hallin e faturave të energjisë që pritet të rritën prapë, as të arsimit, as të shëndetësisë as atë të migracionit. Kurti  dëshiron ta fusë nën kontrollë secilin institucion dhe mandej të sillet sikur të ishte mbret.

Kosova nuk guxon të mbetet peng i dy as tre emrave për president, jam e sigurt, se ka burra e gra me dije e integritet jashtë partive politike më shumë se brenda tyre, vetëm duhet vullnet e guxim, duhet me qënë në gjendje  me vendosë interesin e vendit e interesin e qytetarit para atij personal e të partisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement