Bajrami: Kurti e ka shtyrë liberalizimin e vizave për 6 vjet
Lajme
Gazeta Express
02/01/2024 18:58
Qytetarët
e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përpos Spanjës.
Për
këtë meritat i ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Por
deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar
se Kurti e ka shtyrë liberalizimin e vizave nga 2017 në 2023.
“Fakti
që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për
liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e
kanë shty nga 2017 në 2023”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Express