Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se partia e saj ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar të hënën që ZRRE_ja të anulojë dy vendimet, atë për shtrenjtimin e rrymës për 16.1% dhe atë për daljen e bizneseve në treg të hapur, shkruan Express.
Bajrami ka thënë se bizneset kanë njoftuar se të vetmen ofertë që kanë marrë nga bizneset, është nga KESCO dhe se oferta që kanë marrë është 260% më e shtrenjtë.
“Më lejoni të iu informoj që sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, do të vazhdojmë të marrim disa prej tyre, si deputet do të kërkojmë të hënën, në ZRRE për anulimin e dy vendimeve, për të hyrat maksimale për operatorët e energjisë elektrike që e ka rritur çmimin 16.1 % në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe vendimin që detyron daljen e kompanive në tregun e hapur”
“Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRRE Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 % më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 %”, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka thënë se një pjesë e bizneseve kanë deklaruar se nëse vendimi hyn në fuqi, duhet t’ia vënë çelsin kompanive./GazetaExpress/