Bajrami kërkon veprime nga prokuroria për vdekjet në vende pune - Gazeta Express
string(63) "bajrami-kerkon-veprime-nga-prokuroria-per-vdekjet-ne-vende-pune"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:37

Bajrami kërkon veprime nga prokuroria për vdekjet në vende pune

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:37

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se për vdekjen e katër punëtorëve që humbën jetën në vendet e tyre të punës gjatë javës së fundit, përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë dështuar të marrin masa për të parandaluar këto tragjedi.

“Shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vende punw gjatë javës së fundit. Pa dashur t’i politizoj këto raste, ndjej detyrim të theksoj se secili prej nesh duhet të ndjej përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen punëtorët në Kosovë, për pasigurinë dhe rrezikun që i shoqëron çdo ditë kur nisen për në punë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të republikës, përfshirë inspektoratet shtetërore dhe komunale, si edhe prokurorinë, që të veprojnë menjëherë.

“Duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të merrnin masa për të parandaluar këto tragjedi. Jeta nuk kthehet, por institucionet kanë për detyrë ligjore dhe morale të parandalojnë raste të tilla dhe të sigurojnë që kushdo që nuk vepron sipas ligjit të përballet me drejtësinë”, tha ajo.