Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është vënë në qendër të kritikave pas gjendjes së blloqeve, deputetja e LDK-së, Hykmete Barami ka shkruar se tenderi në vlerë prej 137.3 milionë euro për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit “Kosova A”, i cili është iniciuar pa një studim të fizibilitetit.
Tenderi, i shpallur më 22 janar 2025, fillimisht parashihte pranimin e aplikacioneve deri më 3 mars, por është shtyrë disa herë dhe, sipas njoftimit të fundit në platformën e prokurimit, afati i ri është deri më 4 korrik. Deri tani, sipas deputetes Bajrami, janë bërë pesë korrigjime të dokumentacionit të tenderit.
Postimi i plotë i Bajramit:
KEK tender në vlerë prej 137,340,000 Euro, pa studim të fizibilitetit
Derisa gjendja e blloqeve të KEK-ut është e mjerueshme dhe për me pak se 10 muaj sipas njoftimeve të vetë KEK-ut kemi pasë 6 rënie të blloqeve dhe 4 remonte, saga e tenderit “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3 TC “KOSOVA A” në shumë prej 137,340,000 Euro vazhdon nga 22 janari, sipas njoftimit të fundit deri me 4 korrik, edhepse kur ishte shpallë tënderi në janar thuhej se aplikacionet do të pranoheshin deri me datë 3 Mars.
Problemi kryesor në këtë tender është mungesa e seriozitetit nga ana e KEK-ut, duke ditur se 10% e kërkesës për energji gjenerohet pikërisht nga njësia A3.
Besoni ose jo ky tender për “Rehabilitimin dhe Modernizimi i njësisë A3 TC “KOSOVA A” bëhet përmes “procedurës së hapur me negociata” (shih foton fq 20 Dokumenti Standard i Parakualifikimit) dhe ky nuk është problemi me i madh këtu, problemi është te arsyetimi. Arsyetimi për këtë procedurë është se KEK-u këtë tender në shumë prej 137,340,000 Euro e hapë pa bërë studim të fizibilitetit, kjo dmth. se KEK-u ka ndarë buxhet 137,340,000 Euro, por nuk e din se çka duhet me punu fituesi i tenderit në njësinë A3. Pra se çka do të punohet do të varet prej kompanisë që e fiton tenderin dmth. operatori ekonomik – privat i tregon KEK-ut se çka duhet me u punu në njësinë A3 për ta “rehabilitu dhe modernizu”. Ky nuk është thjeshtë vetëm konflikt interesi, por është keqmenaxhim, keqpërdorim dhe mundësi për korrupsion.
Për me tepër ky tender është hapur në janar, është korigjuar 5 herë deri me tash, dhe përpos dokumentit standard për parakulifikim s’ka dokumente tjera te e-prokurimi sepse nuk ka dosje të tenderi, SEPSE siç e thashë KEK-u nuk e din se çka duhet me u punu në njësinë A3, të TC A.
Pra, ky tender është shty disa here, është korigju disa herë, nuk parashihen ndëshkime për mos realizim dhe tenderi është i hapur deri me 4 korrik ku do të pranohen vetëm 6 aplikacione e mandej tenderin do ta fitoj, jo ai që është me i miri, por ai që është me i shkathëti në negociata.
Ju inkurajoj që edhe vetë ta shihni këtë tender dhe të kuptoni se pse sot e kemi KEK-un në gjendjen që e kemi.
Thirrja e parë me 22.01.2025 (data e dërgimit) dhe data 23.01.2025 (njoftimit): http://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm.aspx…
Këtu janë të edhe formularët B54 për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara por nuk shkarkohën, sepse nuk gjenden në dosje tenderi, sepse siç u tha nuk ka dosje.