Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë Artane Rizvanolli “se nuk e ka të lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris”.
Reagimi i Bajramit vjen pasi pak më parë Rizvanolli kundërshtoi ndarjen e 50 milionë eurove, siç tha ajo me lehtësi, duke përmendur LDK-në.
“Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mos veprimet e kujtdo, aq me pak të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo duhet së pari t’i sqaroj publikut se qysh në grupin e Whatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin (korrupsion ky për të cilin ka aktakuza e që kostoja e këtij korrupsioni është përkthyer në ngritje të tarifave të energjisë”), shkruan Bajrami në FB.
“Për me tepër znj. Rizvanolli, ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për komsumin mbi 800 MWh është ngritë për 128% (ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 MWh). Në postim e paske pranu se çmimi i transmisionit është rritë për 10 -fish, e po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush zgjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it, gjithashtu e dime se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së”, shkruan Bajrami.
Reagimi i plotë: