string(101) "bajrami-i-reagon-kusarit-sikur-te-mendonit-per-qytetaret-dhe-bizneset-nuk-do-te-ishim-ne-kete-situate"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 12:34

Bajrami i reagon Kusarit: Sikur të mendonit për qytetarët dhe bizneset nuk do të ishim në këtë situatë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 12:34

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Mimoza Kusari- Lilës në lidhje me kërkesën që ZRRE ta shfuqizojë ose shtyjë vendimin për rritjen e energjisë elektrike.

Ajo ka thënë se nga VV s’pritet ndryshe dhe nëse “Kusari- Lila e të tjerët” do të mendonte për qytetarët dhe bizneset, nuk do të ishte kjo situatë.

“Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prill nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë. Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi.”

Bajrami ka shtuar se “për nënshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet”.

Kusari Lila pas dështimit të seancës ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve për ta ngritur çështjen e ZRRE’së s’ka kuptim.

“Mbledhja e nënshkrimeve me ngrit çështje me ZRRE s’ka kuptim. Është e qartë kjo punë dhe e paraparë me rregullore. Po ZRRE raporton në Komisionin e Kuvendit. Por ne nuk kemi as kryetar e as nënkryetarë të Kuvendit e lëre më komisione. Të kryhet kjo fillimisht nga ata që po mbledhin nënshkrime. Kemi 48 orë tjera. Të hyjmë në proces që e zhbllokon këtë bllokadë të pakuptimtë e paradoksale”, ka thënë Kusari-Lila.