string(112) "bajrami-i-reagon-kurtit-thote-se-ai-vete-po-e-denigron-haxhiun-asnjehere-skisha-pranu-te-jem-arsyeje-e-bllokades"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 18:25

Bajrami i reagon Kurtit, thotë se ai vetë po e denigron Haxhiun: Asnjëherë s’kisha pranu të jem arsyeje e bllokadës

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 18:25

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë me arsye patriarkale, siç ka deklaruar sot kryeministri në detyrë Albin Kurti, për partitë e tjera të legjislaturës së nëntë.

Ajo ka deklaruar se partitë tjera nuk e kanë obligim votimin e propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, sipas saj, ky subjekt politik duhet t’i sigurojë votat, ose të bëjë ndonjë marrëveshje politike.

“E para nëse po flitet për luftim dhe denigrim të Zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë vet Z.Kurti është duke e bërë. Besoni ose jo, në politikë jam nga viti 2010 dhe asnjëherë për asnjë çmim nuk kisha pranu që emri im dhe unë personalisht të jem arsyeja dhe subjekti i një bllokade i tentativës së 24-të dhe të dështuar, kurrë asnjëherë në asnjë çmim”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Do e kisha dorëzuar mandatin dhe nuk do të kisha pranuar te jem diçka e tillë. Në anën tjetër nuk bëhet fjalë për patriarkalizëm dhe me asgjë tjetër. Z. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e parlamentit që nga viti 2010 dhe asnjëherë qytetarët nuk e kujtojnë as edhe një votë të ndonjë deputeti të LVV-së për kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës në asnjë konstituim në asnjë legjislaturë, nëse ata nuk e kanë pasë kandidatin e vet ose nuk kanë në marrëveshje politike. E vetmja herë që kanë votuar e dini ka qenë Zonja Vjosa Osmani, e dini mandej e kanë tërhequr Z. Glauk Konjufca sepse ashtu ka qenë marrëveshja, dhe mandej është votuar Z. Osmani, ata asnjëherë tjetër nuk kanë votuar ndonjë kandidat tjetër”.

“Mënyra tani më dihet se e kanë të qartë se për të dalë nga ky ngërç politik është që Z. Kurti të ndryshojë kandidatin, ne nuk ia kemi kërkuar, ia kanë kërkuar partitë tjerë, ne edhe sot e kësaj dite nuk besojmë se kemi ndonjë lloj obligimi, meqenëse nuk jemi pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe konsiderojmë se me që zotëria nuk ia ka votat, ai duhet të bëjë marrëveshje politike me dikë dhe të zhbllokojë situatë, ose të ndryshojë kandidatin”, ka thënë Bajrami.